Zgjedhjet e 30 qershorit në Lezhë do të hetohen
Procesizgjedhor i 30 qershorit në bashkinë Lezhë do të hetohet. Gjykata ka detyruarprokurorinë që të nisë procedim penal mbi bazë të një kallëzimi të PartisëDemokratike, duke i rrëzuar kërkesën për pushim të hetimit. Selia blu nëLezhë e cilësoi vendimin e gjykatës njëmundësi të dytë për organin e akuzës përtë rikthyer besimin e qytetarëve tek vota e lirë.
Zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë Lezhë do tëhetohen. Gjykata e Lezhës ka detyruar prokurorinë që të regjistrojë procedimpenal dhe të hetojë procesin e votimit mbi bazë të një kallëzimi të PartisëDemokratike.
Selia blu në vitin 2019, bëri një kallëzim përshpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe rezultatesh zgjedhore e disashkelje të tjera komisionerët dhe numëruesit në KZAZ nr 12 dhe 13.
Rreth një vit nga denoncimi, prokuroria vendosi tëmos fillojë hetimin, por gjykata i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike, dukerrëzuar kështu organin e akuzës.
Duke vlerësuar vendimin e gjykatës, si një mundësitë dytë që i jepet, PD e Lezhës i kërkoi prokurorisë që hetimi tashmë idetyruar të jetë i drejtë, i plotë dhe i paanshëm për të rikthyer besimin eshqiptarëve tek vota.
Alfrida Marku,sekretare e PD, Lezhë :“Kjo është mundësi e dytë qëi jepet prokurorisë të tregohet e paanshme. Ne do ta ndjekim hap pas hapi”
Në vendimin e prokurorisë Lezhë, thuhej se faktet ereferuara për verifikim nuk përbëjnë vepër penale, ndaj ajo vendosi të moshetojë votimet e 30 qershorit.
Zgjedhjet 30qershorit janë paditur edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Voltana Ademi.
Padia ështëdepozituar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe nga Kushtetuesjakërkohet zhbërja e të gjithe procesit të 30 qershorit.