Katër muaj burg për Klodian Duron, mbetet në "arrest shtëpie" deri në vendimin e Apelit
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg ish-mesfushorine kombëtares, Klodian Duro, për “dhunë në familje”, “përndjekje” dhe“veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Vendimi është marrë ngagjyqtari Arben Micko.
Duro dhe avokati i tij kanëpranuar gjykim të shkurtuar dhe dënimi i tij ulet në katër muaj.
Megjithatë, ai pritet taapelojë dënimin e kësaj gjykate dhe deri në vendimin final të Gjykatës sëApelit, Duro do të vijojë në arrest shtëpie.
Ish-futbollistin i Kombëtares u arrestua më 27 mars pas një denoncimi të ish-bashkëshortessë tij për dhunë dhe përndjekje. Më pas gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes,ndërkohë që Duro qëndronte nën masën “Arres Shtëpie”.
Ai do të vazhdojë qëndrimin edetyruar në banesë dhe vetëm në rast se Apeli lë në fuqi vendimin të GjykatësPenale, Duro do të nisë të vuajë dënimin e katër muajve burgim.