Dorëhiqet gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj: S'jam i pagabueshëm por i kam qëndruar besnik Kushtetutës

Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Në letrëntë cilën Ora News e ka siguruar, Malaj e argumenton dorëheqjen e tij me nisjene një marrëdhënie të re pune nga data 1 gusht.

 “Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyradhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, idetyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga kystatus. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencavekushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë,pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë emundur”.

Malaj falenderon ata që i kanë ndenjur pranë, përfshirëfamiljarët dhe shprehet se i ka qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës.

"Askushnuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës."

Malaj është i njohur për publikun edhe me deklaratat e tijkundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, kur ai u ka dërguar një letër11 institucioneve në vend, ku kërkonte ruajte fizike nga shteti për shkak tërrethanave jo të zakonshme të krijuara për të.

Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thoshte se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme kishte ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.