Gjoba për muzikë e dasma, tetë subjekteve në Tiranë, Durrës dhe në Lezhë

Tetë lokale janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëvetë fundit, pasi janë kapur duke organizuar aktivitete me muzikë live pas orës20 në shkelje të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë. Tri prej këtyresubjekteve u konstatuan në Tiranë, ndërsa policia theksoi se pesë raste tëtjera në Durrës dhe në Lezhë u evidentuan duke organizuar ceremoni dasmash.

Tetë biznese të tjera janë gjobitur nga policia e shtetitgjatë kontrolleve të ushtruara në terren për zbatimin e aktit normative përndalimin e muzikës në orët e mbrëmjes në kuadër të masave kundër përhapjes sëkoronavirusit.

Policia e kryeqytetit njoftoi se në vazhdim të kontrolleve meqëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në zbatim të Aktit Normativ qëpërcakton se “në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimete Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilatushtronin aktivitetin në shkelje të këtij urdhëri duke mos respektuar kufizimine përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këtosubjekte, me administratorë shtetasit me iniciale Sh. K., B. L. dhe B. K.,shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative përkatësisht me nga 1milion lekë.

Por pavarësisht numrit në rritje të infektimeve mekoronavirus, protokollet e sigurisë vijojë të sfidohen me organizime festash edasmash me grumbullim qytetarësh në disa rrethe të vendit.

Policia njoftoi se 5 lokale janë gjobitur me nga 1 milionlekë në Lezhë e Durrës, pasi organizuan dasma dhe muzikë LIVE.

Burimet thanë se 4 dasma në shkelje të protokolleve ukonstatuan të dielën në Lezhë dhe Ishull Lezhë, ku policia mori masënadministrative.

Ndërsa në Durrës, një lokal u penalizua pasi kishteorganizuar muzikë LIVE në kundërshtim me aktin normative.