Në Shkodër 115 raste zjarresh në një muaj, zjarrfikësit kritika Zonave të Mbrojtura dhe Policisë

Zjarrëvëniet e qëllimshme janë kthyer sërish në shqetësim përzjarrfikësit tashmë që kanë nisur ditët e nxehta. 115 vatra janë regjistruar nëShkodër, në harkun e një muaji ku zjarrfikësit kanë kritika për punonjësit e zonavetë Mbrojtura dhe Policinë.

115 vatra zjarresh janëregjistruar në Shkodër vetëm për periudhën fund qershori – 27 korrik, ku pjesamë e madhe dyshohen zjarrvënie të qëllimshme.

E ndërsa peshënkryesore e mban shërbimi zjarrfikës, ky i fundit hedh akuza se administrata ezonave të mbrojtura dhe ajo e pyjeve nuk bashkëpunojnë për shuarjen e vatraveaktive në këto sipërfaqe, megjithëse çdo verë ato kanë vëzhgues shtesë.

RidvanBushati: Vinë 4-5 veta sa bëjnë fotografi dhe zhduken.

Bushati nuk kursenkritikat edhe për policinë që këtë vit ndryshe nga të shkuarit, nuk po rakordonme shërbimin zjarrfikës për rastet e përsëritura të zjarreve.

RidvanBushati: 7 herë në të njëjtin vend, policia duhet të reagojëdhe të shqyrtojë dikë për rastet.

Për ta konkretizuarkëtë problematikë, ai i referohet rasteve që janë dërguar për ndjekje penale nëgjithë këto vite.

RidvanBushati: Prej vitesh asnjë ndjekje penale.

Ndërkohë një vatërzjarri e nisur në një kosh mbetjesh urbane u përhap në varrezat e fshatitGarunjas në Lushnje.

Pakujdesia dhezjarrvëniet e qëllimshme kanë bërë që zjarret të përfshirjne disa hektarë meullishte në Myzeqe.