Muzikë pas orës 20:00, gjobiten me 1 mln lekë 19 biznese në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Korçë

Vazhdojnë kontrollet dhe gjobat në kuadër tërespektimit të masave anti-Covid, kryesisht kundrejt moslejimit të muzikës pas orës20:00.

Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 19subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë apo që nuk respektoninprotokollet e sigurisë.

“Nëvijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim tëAkteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikëpas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë, konkretisht: 7lokale në Tiranë,  4 në Durrës, 4 nëLezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë.” – njofton policia.

Policia apelon për të gjithë administratorët esubjekteve që ushtrojnë aktivitet,  tërespektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, meqëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.