Më rrezikoi jetën duke më transferuar në burgun e Fierit, Safet Bajri padit në SPAK drejtorin e Burgjeve
Safet Rustemi Bajri padit në SPAK për shpërdorim detyre AgimIsmaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve.
Ai e akuzon Ismailin përtransferimin e padrejtë sipas tij në burgun e Fierit, dhe jo në atë të Reçit kujeton edhe familja e tij.
"Kërkesën time e kam mbështetur në faktinse cështja ime është tepër e përfolur mediatikisht, transferimin në IEVP tëtjëra, të ndryshme nga ajo e REC, Shkodër, do të prodhonte ngjarje të ndryshme,për shkak edhe të personave të dënuar aty,ku më reezikohej edhe jeta ime sidomosnë zonat e veriut, të cilët janë me bindje të djathta, ndërsa unë me bindje tëmajta. Nga ana e Agim Ismaili, Drejtor iDrejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, nuk është marrë në kosideratë kjo kërkesëduke shpërdoruar detyrën e tij më ka trasferuar në IEVP Fier, në këto kushteAgim Ismaili, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve ka konsumuarveprën penale të « Shpërdorim detyre », parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal,për rrethanat e paraqitura më sipër mbasi aktualisht në sajë të veprimeve tëtij të kundraligjëshme jeta ime është në rrezik duke vuajtur dënimin në IEVPFier" thuhet ndër të tjera në kallëzimin penal të Bajrit ndaj Ismailit.
Drejtësia 'çmontoi' dosjen e bujshme Bajri që nisi meoperacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete tëtjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithëjanë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshmedhe shumë të tjera.
Safet Bajri po mbahet në burg vetëm për dënimin me 8 viteqë ka nga drejtësia belge.