Lushnje: 33 vjeçarja me probleme mendore 8 muajshe shtatzene, arrestohet 56 vjeçari

Një 56-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policiapasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare me probleme tëshëndetit mendor, e cila nga ekzaminimet është 8 muajshe shtatzanë. Historiatronditëse e abuzimit është denoncuar nga të afërmit e vajzës.

Një historiabuzimi seksual është zbuluar në Lushnje. Një 56 vjeçar u vu në pranga ngaPolicia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase33-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas policisë,33-vjeçarja nga ekzaminimet e kryera ka rezultuar 8 muajshe shtatzanë.

Burimet thonë sekanë qenë të afërmit e vajzës që kanë bërë denoncimin për abuzim në policinë eLushnjes, e cila pas hetimeve ka arritur tek 56 vjeçari.

I identifikuarme emrin  Edi Bushi, burri është ndaluarnga Policia ndërsa vijon hetimi nësë abuzimi me 33 vjeçaren me probleme tëshëndetit mendor ka qenë i vazhdueshëm.

Këtë verë janëzbuluar disa raste të abuzimit seksual, ku dy janë me persona me probleme tëshëndetit mendor dhe tre me fëmijë.

Në Kukës, dyvellezër u arrestuan për abuzimin me një të re nga Kosova me probleme të shëndetitmendor e fizik.

Në muajin maj,në Tiranë u zbulua historia tronditëse e abuzimit të një 15-vjeçareje në Tiranënga roja i shkollës dhe disa të rinj.

Dy raste tëtjera të ngacmimit seksual të fëmijëve u zbuluan në Durrës e Berat, për tëcilët dy persona janë lënë në qeli nga Gjykata.

Në Berat, një48-vjeçar u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 5-vjeçare të cilën sipasdëshmisë në polici e gënjeu me embëlsira e kumbulla për ta futur në shtëpi.

Një 56-vjeçarështë arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka kyer veprime të turpshme ndaj tytë miturave, përkatësisht 9 dhe 13 vjeçe.

Në Korçë e Vlorëndërkohë dy burra u arrestuan pasi akuzohen se ngacmuan seksualisht vajzat etyre të rritura.