Sfidat e peshkimit pas pandemisë, njerëzit e detit kërkojnë goditjen e paligjshmërisë

Pas goditjes që i dha izolimi përshkak të pandemisë, sektori i peshkimit po rimëkëmbet. Por njerëzit e detitthonë se problematikat mbeten të pranishme ndaj kërkojnë që licensa e peshkatarittë marrë vlerën e merituar.

Forcimi imasave ka goditur peshkimin e paligjshëm në det, por nuk ia ka dalë ta zhdukë fenomenit.

Peshkatarëte Radhimës e Orikumit thonë se ende ka persona që përdorin mënyrat e ndaluarapër të peshkuar.

"Janë njerëz abuziv pavarësisht se zënë peshk."

Problematikate sektorit ndërkohë janë të mëdha.

Peshkatarëte Vlorës presin që licenca të marrë vlerën e merituar, dhe peshkimi tëzhvillohet sipas rregullave të mirëpërcaktuara.

"Kapaciteti i njerëzve që do të implementohen në këtë sektor do të jetë i limituar dhe duke patur një licencë të tillë do krijojë efektin e një vlere."

Ndërsa furnizimime karburant ka marrë zgjidhjen e kërkuar, siç konfirmojnë vetë peshkatarët.

"Lënda e parë merret me çmim burse nga firmat që kanë të drejtë të shpërndajnë hidrokarbure."

Muajt ekarantinës për shkak të pandemisë së koronavirusit ishin të vështira, por tëdhënat tregojnë se eksportet u rritën.

"Njerëzit janë ndërgjegjësuar mbi konsumin e peshkut."

Sipasstatistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 5-mujorin e parë 2020,vetëm për qytetin e Vlorës kapën shifrën 1200 tonë, kundrejt 850 tonëve qëshënoi eksporti i peshkimit në këtë rajon në 5-mujorin e parë 2019.