KPA shtyn për në 3 shtator seancën për Donika Prelën
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në 3 shtatorseancën për ish-drejtuesen e Prokurorisë sëKrimeve te Rënda, Donika Prela,
Seanca nisi me ndryshim të trupës gjykuese ku në vend tëLuan Dacit, u caktuar gjyqtarja Rezarta Shuls.Vetë Prela nuk ishte e pranishme dhe bashkëshorti i saj kërkoi shtyrje të gjyqit për shkaqe shëndetësoretë klientes së tij, çka u pranua nga KPA.
Seancën e shkuar prokuroja kërkoi largimin nga gjykimi të gjyqtareve Ina Rama dhe Natasha Mulaj, për të cilat pretendoi se kanë konflikt interesi me të.
Për Ina Ramën, Prela ka pretenduar se ka hetuar mbesën e sajpër falsifikim diplome, e cila është dënuar nga gjykata e Kavajës ndërsa përgjyqtaren tjetër Natasha Mulaj tha se po hetonte vellezërit e saj për njëprocedim që e kishte marrë vetëm javët e fundit.
Vendimi i KPK për konfirmimin e saj në detyrë është apeluarnga Komisioneri Publik, i cili kërkon shkarkimin nga detyra të Prelës dukeparaqitur si argument problemet me pasurinë.
PërKomisionerin Publik, Prela nuk justifikon pasurinë dhe bashkëshorti i saj nukka paguar tatimet disa vite më parë.
PorPrela ka kundërshtuar këto gjetje. Donika Prela drejtoi Krimet e Rënda gjatëmandatit të kryeprokurores Arta Marku, e cila e transferoi nga Prokuroria eDurrësit.