A mund të hapen 100% listat dhe a pengohen koalicionet? Gjiknuri thërret nesër Këshillin Politik

Mazhoranca ka depozituar sotnë Kuvend paketën e dytë të nismave ligjore të dala si produkt i tryezëssë Këshillit Politik , me firmat edeputetëve të mazhorancës.

Përfaqësuesi i PS-së, DamianGjiknuri, thotë se Kuvendi tashmë fillon procedurat parlamentare përshqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin eProcedurës Penale; 2) Kodin Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtetit; 4) Ligjinpër sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin eGjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7)Ligjin për Partitë Politike.

Duke falenderuar opozitënjashtëparlamentare për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete tëdytë amendamentesh, Gjiknuri  shpreh besimin se masat e marra adresojnë jovetëm një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edheshqetësimet e shprehura nga opozita jashtëparlamentare. 

Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur edhe paketa etretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dyproceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin eadministratës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, Gjiknuri propozon mbledhjen e grupit negociatortë Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale tëPallatit të Kongreseve, me rend dite: 

a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm përligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim përmiratimin përfundimtar të tij.

b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra nëmbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurëparlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve përdeputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentetkushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.