Murrizi: Metës ja latë amanet mushkat, por ju përgjigj me "kujdes gomerët". Ulsiu ka mundësi të shkarkohet vetë

Vendimin e mazhorancës përmos votuar shkarkimin e Presidentit, deputeti i opozitës Myslim Murrizi e cilësoinjë betejë të fituar nga Presidenti.

Teksa deklaroi votën kundër këtijraporti, ai u kërkoi 55 deputetëve firmëtarë socialistë që të paktën për moral tëvotojnë kundër.

Sipas Murrizit, Ulsi Manjangriti komision për të shkarkuar Metën por siç tha ai pas kësaj séance duhet shkarkuarai dhe anëtarët e Komisionit.

Duke lavdëruar rezistencën eIlir Metës si kryetar i LSI kundër ndryshimeve të 2008, ai e ftoi Presidentin tëpërshëndesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi të enjten.

Myslim Murrizi: Kur dëgjovaraportin e komisionit hetimor nga kolegu Ulsi Manja mu kujtua pretenca e RrapiMinos për Kadri Asbiun, kur pashë konkluzionet në fund u kënaqa me fletërrufenëe Timkës së Ollgës te filmi "Zonja nga Qyteti". Ju doni të bëni cubindhe ju mposhtin cubat. Vetëm katër herë thotë raporti e paska shkelur medekrete presidenti Kushtetutën.

Ka ka ndonjë numër sesa herë duhet ta shkelë Kushtetutënnjë shtetar që të shkarkohet, po ka 5 i paska mbetur dhe 1, duhet të na e thotëUlsiu. Pse nuk e shkarkoni ju njëri-tjetrin? Se jeni bijtë e të njëjtës nënëdhe jeni ortakë prej 10 vitesh së bashku në pushtet, si mund ta shkarkoni ish-zëvendëskryeministrin,e më pas kryeministrin dhe më pas zëvendëskryeministrin e viteve 1997-2003 derisa e krijoi LSI ku paraardhësit tuaj në ktë sallë e etiketuan me humor në atëkohë "Lëvizja skraparlinjve të inatosur".

Si mund ta shkarkoni ju ortakun e 1 prillit nënbekimin e një grushti cubash në Gjirin e Rrenave dhe Aleanca e Lalëzit? A shkarkohetai që ju mori 50% pushtet për 160 mijë vota?Jo. Jeni ortakë  të mrekullueshëm që i shkelni syrin njëri-tjetrit.Pse e ngritët ju këtë komision 1 vit më parë? Ishte prag zgjedhjesh dhe nuk dihejqë dekreti për çdekretim të një dekreti do të pinte ujë apo jo. Ju thatë iparaprimë për të ngritur adrenalinën e militantëve. Katër ditë më vonë upajtuat me një vendim  për marrë 6 HEC-eme çmim dy herë më shumë nga sa blehet te HEC-et e tjera.

Ulsiu u nis të shkarkojë Metën por ka shumë mundësi qëpas kësaj seance ose shkarkohet Ulsiu ose anëtarët e Komisionit Hetimor. Unë dotë doja që 55 deputetët firmëtarë të votonin pro shkarkimit për moral.Kolegësocialistë u mblodhët në Kryesinë e Kuvendit dhe firmosët rrufe gjithë natën përta shkarkuar. Ju të 55 ju ka pyetur njeri më pas raportit të Ulsiut?

Nëse keni votuar kundër asaj që firmosët para në vitipse u kapët, kush ju kapi, pse u dyzuat, pse u trembët, kush ju trembi? Në këtësallë e keni quajtur baba xhike dhe i tha amanet mushkën, ai ju ktheu përgjigje:Nuk jam baba xhikja por usta Likja, e nëse më thoni amanet mushkat unë ju themkujdes gomerët.U tretët në ujë si sheqeri. Dekreti i Metës për të mos njohur 30qershorin bashkoi edhe sivëllezërit tuaj që prej 14 janarit kërkonin të shpikninndonjë gjë të madhe, ata u gëzuan fort me 2 mars, ju me 30 qershor. Sëmundjaprej 30 vitesh në këtë sallë nuk është Covid 19 por Katovicë 89.

Zoti Ulsi do ishte mirë ti qëndrojëpjesës së parë të pretencës. Ky komision është flluskë sapuni, u kam thënë se nuk keni këllqe por nuk shpresojase do të dilnit kaq fjasko.Ndoshta kërkoni një ortakllëp pas prillit-majit të2021. Jeni sivëllezër të ardhur në një lindje pro në pak sekonda në kohë tëndryshme.

Me presidentin Meta nuk kam asgjë, e vlerësoj për qëndriminheroik në këtë sallë për prillin e 2008. Meta ka dy gëzime brenda javës, gëzohetse ju e qortoni dhe do të gëzohet me 30 korrik pas katër ditësh.Shpresoj ta përshëndesë30 korrikun dhe t'ju mbushë mendjen dhe ortakëve të rinj se 30 korriku nuk na bënmirë ne, as Ramës besoj, i bën mirë shqiptarëve. Duhet ta përshëndesësh 30korrikun zoti Meta për të qenë në sinkron me kërkesën e shqiptarëve.

E përshëndes në distancë, besoj do jetë krthyer ngaturizmi, zotin Meta për fitoren ndaj Ulsiut që u nis të mbronte Dvoranin dhe tëshkarkonte Metën dhe në fakt mbrojti Metën dhe shkarkoi Dvoranin. Dvoranitrruga e mbarë i qoftë, Metën e pres ditën e enjte të përshëndesë vendimin eparlamenti që do të realizojë më së fundi jashtë dëshirës së tij ëndrrën e grevëssë urisë të prillit 2008.

Në përgjigje të tij kreu igrupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se shkeljet e Presidentit janënë raport por se PS respekton ndarjen e pushteteve.

Taulant Balla: Të gjitha janë aty në raport dhe tregojnë se qasja e PS prej 29 vitesh është qasje e ndërtimit shtetit ligjor ku themeli i të cilave është ndarja e pushteteve. Arsyeja e mosshkarkimit të Presidentit sot është se respektojmë ndarjen e pushteteve. Shpresoj që presidenti ta lexojë me qetësi dhe dashuri raportin e komisionit hetimor parlamentar dhe të vërë mend sa të nxërë lidhur me gjithë shkeljet që ka konstatuar ky komision.