Kandidat i PD në zgjedhje? Edmond Budina: Nuk do të merrem me politikë, vetëm me teatër
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e propozimeve ngaanëtarësia lidhur me kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 2021,ndërsa i është hapur rruga fazës së dytë, verifikimit të emrave të propozuarbazuar mbi kriteret e përcaktuara nga udhëzimet e kreut demokrat.
Nga propozimet e antarësisë janë depozituar në selinë e PDmbi 2 mijë emra, mes të cilëve do të përzgjidhen edhe kandidatët finalë.
Përveç emrave të ish-deputetëve që dorëzuan mandatet nëshkurt të 2019, në listat e propozuara sipas qarqeve ka shumë emra të rinj, njëpjesë e të cilëve pjesë e shoqërisë civile si vëllezërit Edmond dhe RobertBudina të angazhuar në mbrojtjen e TeatritKombëtar.
Duke ju përgjigjur interesittë gazetarëve, Edmond Budina, tha se nuk ka ndonjë ftesë nga PD, porse edhe nësedo ti shkojë ai e përjashtoi në mënyrë kategorike angazhimin politik të tij.
"Jo absolutisht fare, nuk merrem me politikë, nukdua ti hyj politikës fare. Nuk kam pasur ftesë nga PD por edhe nëse do ta kempersonalisht nuk jam i predispozuar të merrem me politikë, do të merrem vetëmme Teatër".
Politika, shtoi ai, nuk ështëqëllim as i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
"Nuk jemi një formacion politik, nuk kemi ndërmendtë bëhemi formacion politik dhe nuk kemi ndërmend të bëhemi pjesë e një partieapo partie tjetër".