Koronavirusi i merr jetën gardistit

Një gardist ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku ishte i shtruar.

Bëhet fjalë për gardistin me inicialet G.P. 58-vjeç.

Mësohet se 58-vjeçari dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë dhe ishte shtruar në spitalin COVID-2.

Përkundër kujdesit të mjekëve, ai nuk ka arritur që të fitojëluftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme.