Kryebashkiaku i Kukësit: Mosrealizim i premtimeve nga qeveria. Kaloj me LSI

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj ka deklaruar publikisht largimin e tij nga Partia Demokratike dhe afrimin e tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Këtë hap, Halilaj thotë se e ka marrë duke u bazuar në premtimet e pambajtura të qeverisë së drejtuar nga demokratët, cka ka shtuar edhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Kukësit.Si më kryesore, kreu i bashkisë Kukës, dikur edhe kreu i Partisë Demokratike, thotë se janë ndërtimi i ujësjellësit të ri, jashtë standardeve, mos ndërhyrja në infrastrukturën rrugore, mosndërtimi i landfilldit të mbeturinave , mosndërtimin e shkollës, në lagjen e re, mungesën e financimit të konviktit të shkollës së mesme, të qendrës së shërbimeve sociale, stadiumit të futbollit.Gjithashtu, mosfunksionimin e tregut agro-ushqimor dhe magazinës së patates etj. Halilaj ka shtuar se që nga dita e sotme i bashkangjitet Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke qenë se ka shpresë tek lidershipi i kësaj force politike për zgjidhjen e problemeve që kanë banorët e Kukësit.Hasan Halilaj drejton bashkinë e Kukësit prej dy mandatesh, që nga vitit 2OO7 dhe ka garuar në siglën e Partisë Demokratike.