Fullani apel qeverisë: Pa ulur borxhin publik nuk ka rritje ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përsërit apelin për uljen e nivelit të borxhit publik. Në konferencën e përmuajshme kreu i bankës qendrore Ardian Fullani i kërkoi qeverisë që të ul borxhin, pasi është e vetmja mundësi për të pasur rritje ekonomike në vend. Ndër të tjera guvernatori Fullani u shpreh se ecuria ekonomike vijon të jetë e ngadaltë edhe pse ka pasur rritje të eksporteve.“Shpenzimet fiskale shënuan një rritje vjetore prej 9.8 %, kryesisht si pasojë e rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Të ardhurat fiskale kanë shënuar një rritje minimale, prej 0.3 % në reflektim të ecurisë së ngadaltë të aktiviteti ekonomik. Kjo ecuri e shpenzimeve dhe të ardhurave, buxhetore është materializuar në një deficit buxhetor 2 herë më të lartë se 4 muajt e parë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë vëren se politika afatmesme dhe afatgjatë fiskale duhet të orientohet më shumë drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së bezhit publik, përmbushja e këtij objektivi, ndihmon në uljen e pasigurisë dhe të veprimeve të rrezikut. Borxhi i ulët dhe i kontrolluar publik krijon një ambient me të mirë për iniciativën private”, u shpreh Fullani.Sipas Ardian Fullanit edhe për gjatë këtij muaji kreditimi i ekonomisë ka vijuar që të jetë i dobët si rezultat i shtërngimit të masave nga bankat e nivelit të dytë.Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë la përsëri pa ndryshuar normën bazë të interesit.