“Sfida e sigurisë në Adriatik dhe Jon”, Berisha: Të ndërtojmë korridorin 8

Paraditen e sotme është zhvilluar konferenca,“Sfida e sigurisë detare në detin Adriatik dhe Jon”.Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu, Ministri I Mbrojtjes, Arben Imami, etj..Ambasadori Alexandër Arvizu ka theksuar domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë në Adriatik dhe Jon.“Konferenca e sotme paraqet një hap të pare në një rrugë të gjatë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar sigurinë detare në rajon. Sfidat kanë të bëjnë me përpjekjet praktike që duhen bërë për tu përballur me këto sfida. Këto rreziqe lidhen jo vetëm me kufijtë gjeografike, prandaj duhet të punojmë së bashku, të gjejmë qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti. Vetëm duke mbyllur ndarjet ne mund të jemi të efektshëm për adresimin e sfidave të sotme. Siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal. Ky është fokusi i konferencës së sotme.”tha Arvizu.Kurse kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në këtë konferencë u ka kërkuar përfaqësuesve disa vendeve të rajonit me të cilët na lidhin detrat Adriatik dhe Jon, të angazhohen për të ndërtuar korridorin e Tetë, pasi janë pjesë e një rajoni me potenciale të jashtëzakonshme ku mungojnë projektet e mëdha europiane.“Detrat e këtij rajoni janë nga më të pasurat e planetit. Në nëntokën e tyre kanë rezerva hidrokarburesh. Një specific e tyre është që krahu juglindor është direkt i kufizuar me zona që ende nuk kanë stabilitetin e duhur dhe mund të shfrytëzohen më shumë nga organizata terroriste. Të gjithë këta faktorë bëhen të domosdoshëm për sundimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar në detrat tanë. Ky është kushti më themelor për sigurinë e tyre, por kjo kërkon përpjekje të mëdha”, u shpreh Berisha.“Shqipëria përpiqet për një tolerancë zero ndaj dhunimit të ligjit në këto dete. Ne ndaluam skafet, u shpëtuan me qindra jetë dhe u bë një koordinim i shkëlqyer me autoritetet italiane. Italia mike dhe SHBA-ja i ka dhën një ndihmë të madhe përpjekjes së Shqipërisë për të prodhuar në vend anije bregdetare dhe ngritjen e qendrës operacionale të detit. Në këtë koordinim të përbashkët vendet tona duhet të marrin përgjegjësi për detra më të sigurt në rajon dhe më gjerë. Ky rajon do të ketë vendin, peshën dhe rëndësinë e tij. Ky është një rajon me potenciale të mëdha por edhe rajoni ku mungojnë projektet e mëdha europianePrej 20 vitesh diskutohet korridori i Tetë, që është rruga natyrale e njerëzimit. Ai korridor duhet ndërtuar si një promoter zhvillimi për rajonet e vendeve të tyre dhe më gjerë. Ne do të bëjmë gjithëçka për ndërtimin e tij” u shpreh kryeministri Berisha.