Basha: Lëmë pas kohën e pluhurit dhe konfliktit politik
Përtej qëndrës, Bashkia e Tiranës vijon me investimet në infrastrukturë duke i kthyer normalitetin e lëvizjes banorëve të zonës. Investimi është bërë në rrugën lidhëse “Elez Isufi” dhe “Ali Gjuzi”, në njësinë bashkiake nr 11.Kryetari i bashkisë Lulzim Basha tha se paketa e investimit në këtë zonë arrin në shifrën e 16 milion eurove dhe përfshin kanalizmive, asfaltim, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë. Basha u tha banorëve se ky është momenit ku qytetarët duhet të ecin përpara dhe të mos kthehen pas në kohën e baltës dhe konfliktit politik.“Ftoj të gjithë qytetarët e kryeqytetit të ecim përpara dhe të mos kthehemi prapa në kohën e baltës, pluhurit dhe konfliktit politik, që pa dyshim ka qenë dhe mbetet shkaktari kryesor i harresës ndaj qytetarëve. Të ecim përpara, duke pasur qytetarët të parët, duke pasur Tiranën të parën, të realizojmë të gjithë projektet tona anembanë qytetit të Tiranës, për të siguruar një cilësi më të mirë jete anembanë qytetit, një Tiranë ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe shijohet më mirë jeta” - u shpreh z. Basha.Përveç kësaj ndërhyrje, rrugë të tjera janë në proces punimesh. Më hëret Kryebashkiaku Basha ka inspektuar punimet për asfaltimin e bulevardit "Petro Nini Luarasi", në njësinë bashkiake nr.2.Me një investim prej 63,7 milionë lekësh, ky bulevard me gjatësi 805 metra i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Edhe në këtë segment paketa e investimeve i referohen asfaltimit, kanalizimeve, ndricimit, trotuareve dhe hapësirave të gjelbërta.