Kosova akuza spitaleve për ilaçet dhe shefat e shërbimeve

Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka bërë publike dy nga problemet më të mëdha në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.Së pari, abuzime sipas Ministrit janë bërë me faturat fiktive ku shumë medikamente figurojnë të jenë në QSUT, kur në fakt këto ilace nuk kanë përfunduar asnjë herë në spital, duke e lënë QSUT në këtë gjendje kritike që është sot, ku pacientët i drejtohen farmacive private për të blerë që nga medikamentet e shtrenjta e deri tek serumet apo shiringat.Por me të njëtën tonë kritik Ministri Kosova u shpreh dhe për abuzimin e dytë atë të shefave të shërbimit, të cilët u kërkojnë pacientëve të shtyjnë operacionet për shkak të mungesës së ilaçeve apo të mosfunksionimit të aparaturave.Ministri Kosova shprehet i vendosur kur tha se do të ndjekë ligjërisht këtë abuzim dhe se janë të humbur ata që kërkojnë të abuzojnë mbi shëndetin e pacientëve.Ministri i Shëndetësisë vijon me inspektimet në shërbimet e QSUT për të parë nga afër gjendjen në të cilët ndodhet kjo qëndër spitalore.Deklaratat Ministri i ka bërë pas takimit me specialistë të shëndetit dhe mjekë për projektin "Ndihmojme te vegjelit te marin fryme" ku për vdekshmërinë foshnjore Ministri kërkoi ndjeshmërinë e medias për të bërë interpretim të drejtë të shifrave të mortalitetit.Duke kërkuar trajnimin e mjekëve gjinekolog, Ministri tha se është fakt që vdekshmëria foshnjore është ulur me 3%.