Halimi: Rama i çoroditur nuk di c' thotë, do zgjidhë konfliktet me agjensi pranë qeverisë!!

Ministri i Drejtësisë Edurd Halimi, njëherësh kandidat për deputet në qarkunn e Durrësit ka vënë në qendër të sulmeve të tij deklaratat e kryesocialistit Rama gjatë takimeve elektorale për zgjidhjen e problemit të pronave. Në një reagim të tij në rrjetin social fb, Halimi, duke vlerësuar se kjo është një cështje për të cilën kompetencat i shkojnë direkt gjykatës Kushtetuese, thekson se Rama po bëhet qesharak në absurditetin e tij.“I coroditur Rama premtoi se do te ngrinte nje agjenci qe do zgjidhte konfliktet mes pronareve te vjeter, fermereve dhe te ardhurve, me dokumenta qe do ti gjente ne Itali !Mire qe nuk merr vesh fare nga kjo pune, por si nuk i thote njeri nga ata qe ka aty, se ka vendime te Gjykates Kushtetuese qe nuk e lejojne qeverine as Kryeministrin, as Ministrin dhe asnje Agjensi te Kryeministrit, te beje gjykatesin, te anulloje prona dhe te zgjidhe konfliktet? A i tregon dikush ketij njeriu se ka disa institute parashkrimi ne Kodin Civil, nga e drejta romake e atij vendit ku do germoje Rama?Kerkon te zgjidhe konfliktet e pronave me zyre prane Kryeministrit sic kerkonte te zgjidhe konfliktet administrative me zyre po prane Kryeministrit ! Heren e pare, bisnezi e talli, tani do e tallin te gjithe pronaret! Eshte vertete kaq i marre? Apo ben vete?Ta informojne Ramen ata pak njerezit qe i kane mbetur afer autobusit, se ne me Sali Berishen i kemi dhene pergjigje 61000 aplikimeve nga 65.000 dhe brenda vitit te ardheshem mbyllim trajtimin e gjithe procesit” theksoi ai.Sipas Halimit Partia Demokratike ka bere pronare me shume ne 1 milion fermere dhe te gjitha sot numerohen me shume se 2 milion pasuri te rregjistruara, ndërsa rregjistri elektronik qe perfundon brenda ketij viti do garantoje titujt e pronesise te cdo shqiptari.