Rama në Kavajë, premtime banorëve, akuza Berishës

Partia Socialiste e ka zhvendosur sot këndin e fjalës në qyetin e Kavajës. Ndërsa ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë zonë, Parid Carën, kryesocilaisti Edi Rama u është përgjigjur dhe shqetësimeve të banorëve, sikundër ka shpalosur edhe platformën e PS për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë komunitetin. Punësim për kavajësit dhe gjithë shqiptarët ka premtuar ai, duke pasur në fokus gratë dhe vajzat e reja të papuna, për të cilat tha ai, PS ka një plan të detajuar për ofrimin e kurseve profesionale për marrjen e një zanati në funksion të punësimit.

“Këtu ka pasur një ngërç shumë të madh dhe para se të ndodhte ndryshimi i madh që ishte fryt i candidatures së Elvis Roshit  dhe punës së këtij grupi kurajoz që morën përsipër ndryshimin e madh në Kavajë. Në politikat tona të punësimit, nga njëra anë në atë të sektorit publik jemi të vëmendshëm të ruajmë barazinë gjinore dhe tu japim përparësi grave përkundër aftësive të tyre. Ne jemi angazhuar për një plan të madh për hapur vende të reja pune, por vende reale jo si të Saliut. Me llafe dhe spote mund të hapim dhe 1 mln, por vende reale mund të hapim duke nxitur dhe krijuar kushte përmes trajnimeve profesionale, e në këtë kuadër do kemi një plan të veçantë edhe trajnimin e grave dhe vajzave të reja që janë të papuna” tha ai.

Në përgjigje të shqetësimit të banorëve, Rama ka premtuar rishikim të skemës  së drejtorive, për të ofruar shërbime cilësore dhe në një kohë sa më të shkurtër për qytetarët. Ndërsa lidhur me sektorin e shëndetësisë shprehu dhe njëherë zotimin për të ofruar shërbim falas të gjithë shqiptarët  me pamundësi ekonomike.

“Për punën e shërbimeve është një kaos i madh me këto drejtoritë, i marrin dhe i spostojnë, do ta shohim të gjithë këtë skenë për të siguruar maksimumin e aksesit për të shmangur rrobatjen e qytetarëve, se këta i shohin si vende ku mund të punësohen. Ne e kemi parë spitalin e Kavajës, realisht  është bërë një investim i konsiderueshëm në të por mesa duket jo i mirëmenduar. Spitalet publike do u shërbejnë të gjithëve njësoj, falas. Këta kanë vendosur paraprakisht një taksë për ilace. Ne do ta heqim do ta bëjmë zero. Nuk do lejojmë asnjë ilac në Shqipëri që të shitet më shtrenjtë nga vendet ku e blejnë. Ashtu si kundër kontrolli i cilësisë së ilaçeve do jetë shumë i rreptë. Por kështu janë katandisur edhe pesticidet për bujqësinë, apo farat dhe fidanët” tha Rama.

Më tej Kryesocialisti renditi një sërë projektesh për këtë qytet, të cilat sipas tij do të marrin  jetë me ardhjen e  PS në pushtet.

“ Sot Kavaja është një qyet model nga pastërtia. Përpara ishte me letra, shishe. Me shumë pak është bërë shumë. Por ne do bëjmë shumë më shumë. Kemi projektin e ri për sheshin e Kavajës, ato dy gishat do ja cojmë Saliut, ti vërë te lulishtja e PD. E kemi planin, që të bëjmë një shesh të bukur si sheshet e qyteteve mesdhetare, kemi projektin e xhamisë së re që Kryetari i Bashkisë e ka shumë për zemër dhe patjetër projekte për lagjet, komunitetet , kemi projektin e stadiumit që ta bëjmë dhe një tribunë të lartë që mos të na kërcejë më Visi te skuadra mike” theksoi ai.

Do rishikojmë skemën e regjistrimit të personave me aftësi të kufizuar

Ata që janë realisht  janë me aftësi të kufizuara humbasin, se gjithëfarësoj spekulantësh regjistrohen për të marrë lekë. Ne do bëjmë një regjistrim shumë të saktë dhe do fillojmë të ndërmarrim një mbështetje për personat me aftësi të kufizuar, duke u munduar ti përfshijmë dhe në administratë në vende të vecanta të përshtashme për ta.

Legalizimet do ti kthejmë në kapital aktiv për ju dhe ekonominë e vendit

Pa zgjidhur problemin e pronës ne nuk shkojmë dot përpara dhe nuk krijojmë dot stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Cështja e legalizimeve nuk lidhet vetëm me faktin se do ma prishin apo jo shtëpinë, problemi i legalizimeve lidhet me kapitalin, se shtëpia e ndërtuar me paratë e aq shumë sakrificave është sot një kapital i vdekur. Me marrjen e hipotekës shtëpia kthehet në një kapital që e paraqet në bankë dhe merr lehtësisht kredi për qëllime të ndryshme. Janë miliarda lekë që rrinë mbi sipërfaqe dhe rrinë të vdekur. Këta janë të pashembullt me propagandën mos votoni PS se u prishin shtëpitë. Ne që ditën e parë që do marrim qeverisjen do merremi dhe me fillimin e punës për legalizimet dhe këtë proçes do ta drejtoj personalisht që mos të mbetet më cështje banale elektorale, por të marrë zgjidhje përfundimtare.

Rindërtimi i hekurudhës, Rama: E mundur vetëm përmes një projekti rajonal

Po të ishte Saliu këtu do thoshte do bëjmë një aeroport në Kavajë. Për cështjen e hekurudhës ne kemi një ide tjetër që është pjesë e programit tonë për bashkëpunimin rajonal, mund të rindërtohet vetëm mbi bazën e një plani të gjithë rajonit, të paraqesin një plan në BE dhe kjo të financohet prej tij. Me paratë tona kjo nuk realizohet, por kemi një besim se me një plan të mirë të zhvillimit rajonal mund të financohet.

Ujësjellësi i Kavajës, Rama: E dija që e ka ndërtuar Saliu

Po më vjen zor tani se e paskam ngrënë dhe unë një rrenë të Saliut, unë e dija që ai e ka ndërtuar ujësjellësin në Kavajë.

Pensionet e emigrantëve, Rama: Duhet shtet

Është problem me Greqinë dhe Italinë që skemi pas dhe skemi shtet që edhe ata të tjerët të të marrin seriozisht. Shtetin tonë se merr njeri seriozisht, kështu kanë kaluar vitet dhe kjo punë është bartur, është bartur për të gjithë ata që kthehen.

Ndërkaq kryebashkiaku socialist, Elvis Roshi, u bëri thirrje qytetarëve të tij të ndëshkojnë me votë atë që për 22 vjet u mori votën dhe nuk bëri asnjë investim.

“Ne e dimë shumë mirë sesi kemi punuar në këto dy vite, me sakrificë shumë të madhe me kontributin e biznesit. Sali Berisha u ka marrë votën për 22 vjet, por kurrë se ka vlerësuar Kavajën. Edi Rama e ka vlerësuar dhe e vlerëson shumë duke zgjedhur djalin tonë Paridin që të ngrejë  zërin për qytetarët tanë. Solli Bashën këtu për të parë ka apo ska më demokratë.  Me 23 qershor sic ja dhamë në 2011 ti japim votë kundër dhe ta shporrim njëherë e përgjithmonë.  E vetmja rrugë për të rilindur Kavajën është fitorja e Edi Ramës dhe e PS” deklaroi ai.