FRD për lista zgjedhore: Ka shumë probleme, rrezik për manipulime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2013, 17:28
Fryma e Re Demokratike denoncoi sot parregullsitë në listat e zgjedhësve. Sipas FRD kjo rrezikon manipulimin e zgjedhjeve .“Është e papranueshme që me gjithë reformat që reklanmohen nga qeveria shqiptare vijon që pothuajse 20% e shtetasve shqiptarëve të jenë ende pa adresë. FRD beson se mosveprimi i organeve shtetërore për të reduktuar brenda afateve ligjore që parashikon kodi zgjedhor numrin e zgjedhësve pa adresë dhe të dubluar është në vazhdën e përpjekjeve për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare” deklaroi FRD.