Moore: SHBA, vëmendje të shtuar për zgjedhjet. Situata më pozitive, KQZ me 7 anëtarë
Zyrtari i lartë i DASH, Jonathan Moore ka deklaruar nga Durrësi se SHBA kanë një vëmendje të shtuar në zgjedhjet e 23 Qershorit, duke pranuar se situata më pozitive do të ishte nëse KQZ-ja do të ishte e plotësuar me 7 anëtarë.Deklarata është bërë pas takimit që Moore zhvilloi me kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.“SHBA, ka një vëmendje të shtuar për zgjedhjet. Zgjedhjet e 23 qershorit janë mjaft të rëndësishme. Situata më e mirë do të ishte që KQZ të ishte e plotësuar me 7 anëtarë, ne sigurisht shpresojmë që kjo do të ndodhë. Për momentin janë 4 anëtarë, situata mund të zgjidhet shpejt, ose edhe mund të mos zgjidhet”- tha Moore.Sipas tij, SHBA do të japin vëmendje të shtuar proçesit të zgjedhjeve.“Ka edhe institucione të tjera që kanë rol me rëndësi për zgjedhjet, siç është Kolegji Zgjedhor. SHBA ka një vëmendje të tejshtuar për të gjithë proçesin zgjedhor në Shqipëri. Ne duam që votuesit të jenë besimplotë tek institucionet që merren me administrimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve, për këtë SHBA ka një vëmendje të shtuar jo vetëm për 23 qershorin, por për të gjitha ditët në vijim”, u shpreh Moore.