Maja Koçijançiç për zgjedhjet: Liderët politikë të bashkëpunojnë, dialogu politik është kyç
Maja Koçijançiç, Zëdhënësja e kryediplomates së Bashkimit Europian, Cathrine Ashton ka bërë apel për zgjedhje me standarde në Shqipëri.Sipas saj, palët në vend duhet të bashkëpunojnë në interesin më të mirë për zgjedhje të lira e në përputhje me standardet e kërkuara.“Zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare. Liderët politikë të bashkëpunojnë, dialogu politik është kyç. Reformat nuk janë të lehta, por janë të arritshme”, u shpreh Koçijançiç.Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për të shmangur retorikat nacionaliste duke kujtuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s.“Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në rajon, të evitohen retorikat nacionaliste”, tha Koçijançiç.Roli i Komisionit Qëndror të Zgjedheve,është me rëndësi për standardet. Zgjedhjet me standarde janë përgjegjësi e të dyja palëve politike. Jemi të përgatitur të mbështesim Shqipërinë për zgjedhjet, por ato do të zhvillohen nga shqiptarët. Klima politike është e polarizuar”, u shpreh në lidhje me proçesin zgjedhor, Zëdhënësja e shefes të diplomacisë së BE, Maja Koçijançiç.