Ndërkombëtarët përshëndesin miratimin e "5 qershorit": Mirëpresim diskutimet për reformat e tjera zgjedhore

Ndërkombëtarët kanë përshëndeturmiratimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin e ri zgjedhor nga Kuvendi,duke e vlerësuar si një hap para në perspektivën europiane të Shqipërisë.Ambasadat e huaja në vendin tonë nënvizojnë faktin se për ndryshimet e tjerazgjedhore duhet gjithëpërfshirje të të gjitha palëvve.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti tëlegjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorittë Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në faqen zyrtare në facebook, Ambasadaamerikane thekson se ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitëdhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

Ambasada amerikane përgëzon të gjitha partitë që u siguruanqë marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrëgjithëpërfshirëse dhe transparente.

"Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare".

Në këtë drejtim, Ambasada mirëpret vendimin për rithirrjen eKëshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

"Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike".

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë mirëpret miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor.

"Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të datës 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t'i japin Shqipërisë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR. Ne kemi marrë shënimin e propozimeve shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor" thuhet në reagim.

Ndërsa pranuam rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, BE thotë se nxisin të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese të demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

"Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhettë dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit".

Në të njëjtën linjë ishte edhe prezenca e OSBE-së nëTiranë.

"Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme".

Edhe Ambasada e Britanisë sëMadhe ka uruar Parlamentin për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas njëperiudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, për forcimin e procesit zgjedhor dheperspektivat e integrimit.

Ambasada britanike nënvizon se çdo diskutim i mëtejshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës, me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve.

Lexo edhe- Kuvendi voton me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit