Deputeti Alimadhi merr fjalën në foltore e ankohet: Nuk kemi ku parkojmë makinën

Deputeti Adriatik Alimadhi në foltoren e Kuvendit u ankua se nuk ka ku parkon makinën te Kuvendi dhe se policia e ka gjobitur.

Kjo bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të ndërhyjë dhe të debatojë.

Adriatik Alimadhi: ''Kemi marrë gjoba nga pòlicia për mjetet tona te Kuvendi, të gjendet një mënyrë të rregullohet.''

Gramoz Ruçi: ''Të merremi në seanca për parkimet e makinave….Ulu. Nuk është për procedurë ku do të parkosh makinën ti.''

Adriatik Alimadhi: ''Nuk ulem!''

Gramoz Ruçi: ''E ke marrë fjalën për procedurë dhe po abuzon''.

Adriatik Alimadhi: ''Ju jeni perëndia Zoti.''