Tirane: E kapi me 5 emigrantë në makinë, 47-vjeçari godet policin

Policia ka arrestuar në flagrancë një 47-vjeçar pasi ukap në autostradën Elbasan-Tiranë duke transportuar me mjetin e tij, kundrejtfitimit 5 emigrantë të paligjshëm.

Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, shtetasiGJ.M ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë dhe ka dëmtuarmjetin e policisë.

''Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip "Benz", kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës sëShkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.