Seanca nis me debat, Gjuzi: Nëse doni sherr mos kujtoni se s'jemi gati, mund të hedhim dhe granata
Seanca e sotme plenare (23 korrik), nisime një debat midis deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të parlamentit GramozRuçi.
Në fjalën e tij, Gjuzi u ankua se deputetët po flasinvetëm një herë në kuvend, dhe kërkoi më shumë kohë.
Kujtim Gjuzi: ''Ne kërkojmë të flasim këtu. Kërkojmë dhe bëjmë kërkesën zyrtarisht te administrata dhe administrata, thotë se krytetari ka thënë, vetëm një herë do flasin deputetët. Ku është e shkruar në rregullore? Ne kemi pasur një kontakt me Taulant Ballën, për arsye se ka kontaktuar vetëm partitë e breg lanës siç i quaj unë, pra lëvizje jashë parlamentit.
''Edhe kur vijnë brenda parlamentit, 8 partitë politike, plus tre që janë PS edhe dy të tjera që nuk janë me ne, anashkalohen. Pse e anashkaloni këtë? Ligji për partitë politike bëhet, jo për individë. Ketu kemi jo vetëm shkelje të procedurave por edhe ngecje. "Nëse doni sherr, mos kujtoni se nuk jemi gati. por duam ta sjellim parlamentin në parametra. Ndryshe duhet të gjuajmë me bojë kryeminstrin, zv.kryeminstrin, kryetarin e kuvendit, soe të hedhim ndonjë granatë këtu brenda. Sado të ruajë garda këtu, një deputeti po ia dha mendja për tu futur me çfarë të dojë brenda, futet. Çfarë nuk është futur këtu.''
Ruçi iu përgjigj Gjuzit duke i thënë se sipas rregullores,deputetët kanë të drejtës e fjalës 1 minutë e gjysmë, dhe se seancat plenarenuk janë si mbledhjet e partive.
Gramoz Ruçi: ''Përsa i përket kohës, e kam thënë edhe më parë, deputetëve u takojnë 1 minutë e gjysëm të flasë, ti mund të duash shumë gjëra. Deputetëve të pavarur nga 1 minutë e gjsyëm jua kam kaluar në dy minuta. Përsa i përket asaj që ngrite për sekretarin Balla, këtu nuk jemi në mbledhje partish por në kuvend.''
Në seancën e sotme pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.