Më të mirë se ne nuk ka, Beqja: Borxhi u rrit me 18%, por të ardhurat me 25. Shqiptarët jetojnë më mirë
Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i PartisëSocialiste Ilir Beqja, foli për balancën primare, e cila sipas tij, në 4 vitete fundit ishte pozitive.
Beqja iu përgigj akuzave të opozitës jashtëparlamentarese rritja e borxhit publik po varfëron shqiptarët.
Deputeti u shpreh se në 6 vite borxhi u rrit me 18%,por të ardhurat për frymë u rritën me 25%.
Ilir Beqja: ''Ka 4 vjet që lodhet Ahmetaj duke iu shpjeguar balancën primare. Sot po vendosim, nga 2023-shi nuk është më negative. Do të thotë që në 4 vitet e fundit është pozitive. Ja ku është 10 vjet negative, balanca primare.
Meqë opozita jashtëparlamentare ka dy javë që thotë se si borxhi publik i ka varfëruar shqiptarët, ja ku është e vërteta, 2013-2019. Këta jemi ne. Në 6 vite borxhi u rrit me 18%, por u rritën me 25% të ardhurat për frymë. Shqiptarët jetojnë më mirë jo falë borxhit. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka.''