Plumba pas debatit politik, 18 vjet burg për vrasësin e administratorit të Kotës në Selenicë

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vjetburg, vrasësin e administratorit të njësisë Kotë në Selenicë, ngjarje e vitit2018. Krimi ndodhi pas debatit për çështje politike.

18 vjet burg dha Gjykata e Vlorës për Admir Delaj,autorin e vrasjes së kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hado, ngjarjee nëntorit 2018.

Krimi ndodhi në lokalin e fshatit.

Dy burrat ata po konsumonin alkool njëri me tjetrin,u përfshinë në një debat për çështje politike që përfundoi në ofendimepersonale.

Në gjendje të pirë, Admir Delaj mori në makinë çiftenme leje dhe qëlloi ndaj 65 vjeçarit Hado, duke e lënë të vdekur në vend.

Ai u largua fillimisht nga vendngjarja, por u kapshpejt nga policia.

Në seancën e masës së sigurisë pak ditë pasngjarjes, ai shfaqi pendesë dhe konfirmoi dinamikën e sherrit që përfundoi mevrasje.

Gjyqtarja Herila Çela pas një procesi gati dy vjeçar,pranoi kërkesën e prokurorit Arjan Xheferllari, duke e dënuar 45 vjeçarin përakuzën e vrasjes me dashje.

Hado mbante postin e kreut të Njësisë AdministrativeKotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Lexo edhe: Zbardhet motivi i vrasjes së administratorit, viktima dhe autori ishin bashkë në lokal

Hyn me çifte në lokal dhe ekzekuton administratorin e njësisë Kotë në Selenicë