Manastirliu flet me maskë kundër Covid në Kuvend: Ndëgjegjësohuni, vendet në spitale po ezaurohen
Ministrja eShëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në seancën e radhës plenare është shprehur sekapacietet në dy spitalet Covid po shkojnë drejt ezaurimit. Nga foltorja e Kuvenditajo apeloi jo vetëm deputetët por edhe të gjithë qytetarët për të mbajtur maskatnë ambiente të mbyllura për të parandaluar shifrat ekstreme të të prekurve me koronavirusin në vendin tonë.
Shumë shpejt, kapacitetet në Spitalin Infektiv dhe "ShefqetNdroqi" do të ezaurohen dhe do të jetë nevoja e hapjes së dy spitaleve tëtjera Covid.
Ky ishte shqetësimi që Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu,parashtroi gjatë fjalës së saj nëseancën plenare të kësaj të enjte.
Manastirliu solli në vëmendje edhe numrin e lartë të pacientëveqë aktualisht po trajtohen në dy spitalet Covid.
Manastirliu: Nëtë dy spitalet kemi mbi 120 të shtruar dhe dhjetra të tjerë që janë të dyshuardhe shtruar në spitale. Do të thotë që shumë shpejt do të ezaurojmë spitalet ededikuara e do të shtrihemi në hapjen e dy spitaleve COVID-3, COVID-4
Si është më e mirë të hapimdy spitale të tjera apo të vendosim maskën dhe të ulim së bashku rriskun einfeksionit dhe të të infektuarve? Kjo kërkon mobilizim dhe nuk duhet ta bëjmëvetëm për veten tonë por për të ardhmen tanë.
Për parandalimin kësaj gjendje, Manastirliu, kërkoi nga kolegëte saj deputetë që të përdorin maskën në ambientet e mbyllura për të mbrojturveten, por edhe për të sensibilizuarqytetarët për zbatimin e kësaj mase.
Manastirliu: Ftoj që përveçse ta miratojmë këtë aktnormativ të mundemi që të japim shembullin duke mbajtur maskë. Nuk kasakrificë vendosja e maskës, duhet të kthehet në rutinë. Nuk ka mënormalitet të vjetër, ashtu sic ishim nuk do të jemi më, deri kur të dalëvaksina. Nëse ju refuzoni të mbani maskën sigurisht që nuk mund të jenishembulli më i mirë për tu marrë sa i takon masave që të gjithë së bashku duhettë zbatojmë. Kjo nuk është një maskë se po vë qeveria por është e propozuar ngaekspertët e pranuar si domosdoshmëri për të parandaluar virusin vdekjeprurës.
Një ditë më parë gjatë inspektimeve në spitalin Covid 3 nëQSUT deklaroi se po rekrutohen mjekë dhe infermierë, të cilët do të shërbejnë nëstrukturat e reja spitalore për të trajtuar të prekurit me koronavirus.
Gjithësej janë rreth 500 shtretër në dispozicion të të prekurve me koronavirus, nga të cilat 120 në spitalin Infektiv dhe rreth 200 në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 19 kundër, 5 abstenim, Aktin Normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”.
