Opozita refuzon diskutimet për ndryshimet kushtetuese: Çdo ndryshim për zgjedhjet duhet të kalojë në Këshillin Politik

Këshilli Politik zhvilloi mbledhjen e fundit këtë të enjte(23 korrik) për pjesën e parë të reformës zgjedhore, të dakordësuar dhe në marrëveshjene 5 qershorit.

Palët miratuan paketën e ligjeve që do të amendohen në KodinPenal, në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Policinë e Shtetit, përSinjalizuesit, për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe për partitëpolitike.

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë kërkuar që në këtë mbledhje të hapin diskutimet për ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen në Kuvend seancën e 30 korrikut, por opozita e bashkuar e ka refuzuar kategorikisht një gjë të tillë.

Deputetja Rudina Hajdari tha se i bën thirrje PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe hapjen e listave

Hajdari: Duke ecur në rrugët e Tiranëskemi marrë mbështetjen për listat e hapura. Të gjithë më thonë që ec përpara dhemos u tërhiq. Më janë ofruar edhe nga PD duke më thënë pse PD nuk po e mbështet.Edhe sot e shtrova këtë kërkesë opozitës, për të mbështetur ndryshimetkushtetuese. Prandaj u bëj thirrje demokrateve që janë të zhgënjyer që tëbashkohen dhe të vazhdojnë që të mbështesin listat e hapura. Duhet që nëzgjedhjet e ardhshme të shkojmë me lista të hapura.

Deputet sotnuk kanë fjalë të lirë dhe argumente. Prandaj listat e hapura do ta fuqizojnë votuesinshqiptar. Nuk ka njeri që do ta ndalë këtë furtunë ndryshimi. Është e rëndësishmeqë të flasim për listat e hapura dhe të kemi konsensus. I shtrij dorën popullitopozitar që endet nëpër rrugë. Listat e hapura do të jenë realiteti i ardhshëmnë zgjedhje.

Gjiknuri: Sot kishim mbledhjen e fundit të pjesës së parë të këshillit politik të reformës zgjedhore ku miratuam formalisht të gjitha paketat e mbetura ligjore, sinjalizuese kodin e procedurës penale. Unë propozova që të vazhdonim diskutimin për ndryshimet kushtetuese. Opozita nuk kërkoi që kjo të vazhdonte megjithëse thirrja jonë ka qenë që të dialogohet dhe për këtë çështje. Tentuam që të vijojmë ta prekim që përpara 30 korrikut të vazhdojmë diskutimet për to. Nuk patëm dakordësi për këtë. Si duket PD nuk do që të vazhdojë. Ne menduam që në përgjigje të thirrjeve të partnerëve, këshilli politik mund të ishte një forum shumë i mirë.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se përfaqësuesit e opozitëssë bashkuar kanë dënuar mbledhjen e njëanshme të Këshillit ditën e djeshme sidhe kanë theksuar se çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëKëshillin Politik.

"Opozita dënon show-n e ditës së djeshme, ku u zhvillua një mbledhje, në shkelje të rregullave të funksionimit të Këshillit Politik, që u tentua të mblidhej pa konsensus dhe pa praninë tonë. Opozita kishte konfirmuar që nuk merrte dot dje pjesë në mbledhjen dhe kishte propozuar dy opsione për mbledhjen e Këshillit (sot dhe nesër). Dje nuk kishte një mbledhje të Këshillit Politik, sa kohë ne nuk kishim dakordësur për zhvillimin e mbledhjes dhe kishim konfirmuar që nuk mund të ishim.

Opozita i qëndron marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit. Çdo ndryshim që lidhet me zgjedhjet duhet të kalojë nëpërmjet Këshillit Politik, me konsensus, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Për çdo ndryshim lidhur me zgjedhjet e domosdoshme ekspertiza e OSBE-ODIHR. Asnjë ndryshim nuk duhet të jetë në kundërshtim me standardet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias" mësohet të ketë deklaruar opozita.

Të njëjtën gjë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili konfirmuan edhe me zë për gazetarët edhe pas mbledhjes.

Bylykbashi: Paketa që sotu dakordësua është  e detyrueshme përparlamentin për ta miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5qershorit pasi është edhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Është rënë dakord që në të ardhmen, pas zgjedhjeve tëardhshme parlamentare dhe vendore administrata zgjedhore duhet të jetë miks dheata që do të do marrin vendimet do të jenë jashtë politikës. Është detyrë që KëshilliPolitik duhet ta përmbushë mbi bazën e diskutimeve dhe marrëveshjes së 5qershorit. Bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm i cili minon dhe nxjerr ngashinat arritjen e marrëveshjes së 5 qershor dhe produktin e saj është ipapranueshëm, nuk është për diskutim përveçse në Këshillin Politik metransparencë, gjithëpërfshirje dhe konsensus. Çdo gjë tjetër minon dhe shkatërronatë marrëveshje të rëndësishme  e cilasot u përshëndet nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Vasili: Një çështje tjetër që është hedhur në tavolinën e Këshillit Politik kaqenë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me listat e hapura. Opinionipublik duhet të dijë që propozimi fakt i kryer është depozituar vetëm përparady ditësh në tryezën e këshillit politik dhe ky diskutim është imponuar që tëkryhet brenda 6 ditësh. Do doja që të fiksoni në mendjen tuaj që nëqoftëse përkodin elektoral, marrëveshjen e 5 qershorit u deshën 6 muaj, kërkohet qëndryshimet kushtetuese të bëhen për 6 ditë. Kemi shprehur qartë që këshillipolitik është një forum gjithëpërfshirës që mund të diskutojë gjithçka porkurrësesi në logjikën e faktit të kryer dhe 6 ditët e qametit sipas Edi Ramës.Bëhet fjalë për ndryshimet që nuk kanë nevojë tu hedhë hi syve shqiptarëve. Janëndryshime që nuk duhet t'i zgjidhë hallet dhe sikletet e Ramës por ndryshime qëduhet t'i japin shqiptarëve ato mundësi zgjedhore që ato do të donin. Këshillipolitik dhe opozita në këshill mbetet e palëkundur për të diskutuar çdo çështjepor pa logjikën e faktit të kryer, pa trysninë e imponimit dhe duke dhënë tëgjithë hapësirën debatit.

Ndryshe nga takimet e fundit, në tryezën e sotme nuk ishin të pranishëm kryeministri Rama apo përfaqësuesi i opozitës së bashkuar Gazment Bardhi.

https://www.youtube.com/watch?v=RpM6Uh5rm1g