OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vjedhje e drogë, mes tyre një grua
Efektivët e Operacionit Forca e Ligjit i kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave, në Tiranë, Përmet dhe Gjirokastër, ku midis tyre është edhe një grua.
Burmet bëjnë të ditur se personat qe duhet tëdeklarojnë pasurinë janë shtetasit:
Erdi Oshafi, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
Gentian Elmazi, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";
Gjylystane Elmazi, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike";
Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’upërgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.