“Peng” për 1 km, rruga që lidh Vlorën me Zvërnecin e amortizuar

Rruga që lidh Vlorën me Zvërnecin prej vitesh është e degraduar në një gjatësi prej pak më shumë se 1 km. Ajo ka mbetur peng e varësisë së dyfishtë mes bashkisë së Vlorës dhe ARRSH.

Në verë pluhur e në dimër baltë!

''Tani që është e thatë edhe shoh me sy, por kur lagështira mbytet këtu, nuk shikon. Mbetemi me makinë në gropë brenda.''

Kjo rrugë të çon drejt zonës turistike të Zvërnecit nëVlorë!

Por varësia e dyfishtë mes ARRSH dhe Bashkisë sëVlorës e ka lënë në këtë gjendje!

Për turistët është shija e hidhur e një zonë të bukur.

''Plazh i mirë, po kjo rrugë e ka prishur. Kjo është tmerr, duhet të rregullohet kjo çështje. Kam dy vjet që e frekuentoj plazhin rregullisht, dhe është e njëjta gjë.''

Ndërsa banorët e zonës thonë se kanë mbetur pengje tësaj.

''Është një braktisje që duhet vënë re. Çdo nditë ngelëm në pikat e servisit për 1 kilometër.''

Për ndërhyrje duhet dakordësia mes ARRSH dhe Bashkisësë Vlorës.

Banorë e turistë kërkojnë ndërhyrjen e premtuar qësipas tyre do ti ndryshojë pamjen zonës.

''Ruga poshtë edhe këtej është shumë e mirë, vetëm ky vendi këtu nuk e di pse e kanë lënë kështu.''

Por në bashkinë e Vlorës thonë se fondet mungojnë edhepër vitin 2020!