SPAK merr të pandehur gjyqtarin Luan Daci, avokati: KPA nuk mund ta pezullojë, s'ka vepër penale
Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci është tashmë i pandehur. Prokuroria e Posacme i ka komunikuar këtë të enjte akuzën e falsifikimit, ndërsa avokatët thanë se ai do të vijojë detyrën derisa gjykata të shprehet me vendim nëse ka kryer apo jo vepren penale.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar nuk është tërhequr ngakërkesa për të marrë të pandehur gjyqtarin e kolegjit të posacem të apelitmitLuan Daci.Në orën 13.00 te së Enjtes, Daci i shoqëruar nga dy avokatët e tij uparaqit në spak ku iu komunukua akuza.
Pas daljes nga prokuroria avokatët u shprehen se iqëndrojnë pretendimit të tyre se Daci nuk ka kryer veper penale, ndërsa per tëgjykata nuk ka të drejtë të japë një vendim te dytë për pezullim.
”I qëndrojmë të njëjtit pretendim, nuk ka vepër penale. Pavarësisht se marrë statusin e të pandehurit, ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të cilën e konsideron të paligjshëm si procedimin, si dhe vërteton që nuk ka vepër penale. Në këtë pikëpamje, nuk mund të jetë subjekt i një gjykimi të ri pasi është një çështje e gjykuar përsa i përket funksionin që ka. Përderisa kemi një vendim të Gjykatës së Apelit ku thuhet se nuk ka një vepër penale, KPA zhvishet nga funksionet e saj, nuk mund të dalë mbi gjykatën. Nuk mund të procedohet për pezullimin e tij.”
Pak javë më parë Daci fitoi betejën në Apelin e së Posaçmes, duke hequr pezullimin nga detyra, të vendosur nga Shkalla e Parë. Pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja do të kalojë në seancë paraprake dhe është në dorë të gjykatës të zgjedhë mes tre vendimeve, pushim të çështjes, kalim për gjykim ose rikthim edhe një herë tjetër për hetim në SPAK.
Daci akuzohet se ka fshehur gjatë kandidimit për KPA shkarkimin e tij si gjyqtar nga KLD-ja.