Prerje e dëmtim pyjesh në Dibër: Arrestohet efektivi i OFL, në kërkim një tjetër

Një punonjës policie është arrestuar dhe një tjetër person është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shkatërrim të pyjeve. Thoma Zizi akuzohet për shpërdorim detyre, për shkak se ka favorizuar dy persona që kanë prerë drutë në mënyrë të paligjshme, dhe i ka liruar kamionin e sekuestruar. Arrestimi i tij ka lidhje me kohën kur ai ishte specialist në komisariatin e policisë së Mirditës, por së fundmi ishte bërë pjesë me rol dytësor e OFL.

Thoma Zizi, një efektiv policie, është arrestuar ngakolegët e tij të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave për shpërdorimdetyre. Ai së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim akuzohen ngapolicia e Dibrës për shkatërrim të pyjeve, gjatë kohës që ai ka shërbyer sispecialist për hetimin e krimeve në komisariatin e policisë së Mirditës.

Nga hetimet ka rezultuar se Zizi ka favorizuar dypersona, duke i liruar kamionin e bllokuar me dru të prerë në mënyrë tëpaligjshme, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 2019.  Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet senis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyrepër shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë eLezhë.

Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë,që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetittë saj. Zizi aktualisht është me detyrë i komanduar tek operacioni forca eligjit, me rol dytësor, por burimet bëjnë me dije se çështja ndaj tij ka lidhjeme detyrën kur ai ka qenë specialist në Mirditë.

Ish-punonjësi i policisë do të përballet të premten meakuzat e shpërdorimit të detyrës, pasi gjykata ndaj tij ka caktuar arrest meburg, ndërsa bashkëpunëtori i tij nga Fushë-Bulqiza akuzohet për “’Falsifikim idokumenteve’’ dhe  “Prerje e paligjshme epyjeve”.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e policisëbëhen pjesë e shpërdorimit të detyrës. Vetëm gjatë këtij muaji janë arrestuardhe 3 punonjës policie, të cilët kanë shfrytëzuar detyrën duke marrë përfitimenga qytetarët. Dy punonjës të policisë rrugore në kryeqytet u ndaluan pasigjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi tënjë shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarjendodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formëryshfeti dhe favore seksuale.

Ndërsa në Kavajë u arrestua  specialisti i krimeve, pasi gjatë ushtrimittë detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllimfavorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij, i cili kishtekundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.