67 fëmijë të dhunuar seksualisht në një vit, Meta: Të forcohen politikat ndëshkuese ndaj autorëve

Rastet e dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve dhe adolishentëve në Shqiëpri janë rritur ndjeshëm. Për këtë shoqëria civile me mbështetjen e vecant të presidentit Meta prezantuan lëvizjen kombëtare “Ne jemi 1” për të parandaluar dhe për të trajtuar këto raste.

Në harkun kohor të një viti, 67 fëmijë dhe adoleshentëkanë rënë pre e dhunës dhe shfrytëzimit seksual.

Nën sloganin “Ne jemi 1”, shoqëria civilie nënkujdesin e veçantë të presidentit Ilir Meta, prezantoi lëvizjen kombëtare kundërdhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Në vendin tonë, 1 në 10 fëmijëraportohet se ka përjetuar të paktën një herë një formë të dhunës apo ngacmimitseksual.

Presidenti Ilir Meta, duke vlerësuar nismën u shprehse lëvizja kombëtare “ne jemi1” do të shërbejë për ndërshkimin e autorëve dhendjekjen e çëshjeve deri në fund.  Sipastij, në vendin tonë duhen politika më të forta ndërshkuese.

''Edhe pse mbrotja e fëmijëve nga dhuna dhe shfytëzimi seksual, duke i bërë ata të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur në ambientin ku jetojmë, është përgjegjësi e të gjithëve ne, fatkeqësisht në disa raste institucionet dhe shoqëria kanë dështuar. Kjo duhet të ndryshojë tani dhe është momenti që ta mbështesim këtë lëvizje jo vetëm sot por edhe në vazhdimësi.''

Kjo situatë shqetësuese në vendin tonë sipas përfaqësuesevetë shoqërisë civile, vjen jo vetëm nga sjellja e autorëve të këtyre veprave,por edhe për shkak të paragjykimeve shoqërore , sistemi i dobët i mbrojtjes sëfëmijëve, tabutë mbi seksin dhe steriotipet gjinore.

''Është një luftë për të arritur një barazi shoqërore midis grave dhe burrave. Së dyti është një luftë për të drejtat e fëmijëve.''

Krijimi i lëvizjes Kombëtare “Ne jemi 1” u nxit ngarritja e rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Vetëm në harkun kohor të njëviti 67 fëmijë dhe adoleshentë janë dhunuar, ngacmuar dhe shfrytëzuar përqëllime seksuale.