Vasili publikon foton: Rama promotor i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim PetritVasili, ka publikuar një pjesë të intervistës së Kryetares së Komunitetit Serbtë Helsinkit në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan sekryetarja Biserko, zbuloi rolin e kryeministrit Edi Rama si promotor ishkëmbimit të territoreve.
Për Vasilin, kryeministri Rama është tradhtari që ja kaloi edhe Esat Pashe Toptanit.
Në intervistën e publikuar, Biserko shprehet se uhabit nga Rama kur pranoi të ishte një nga personat të cilët do të kishin njërol për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Postimi i Vasilit në Facebook
Edi Rama, tradhetari qe ja kaloi edhe Esat Pashe Toptanit!
Kryetarja e Komitetit Serb te Helsinkit zbulon rolin e Edi Rames si promotor te shkembimit te teritoreve Kosove- Serbi.
Ajo zbulon se Edi Rama ishte i vetmi, qe u vetofrua ne kete rol per misionin tradhetar te dhenies Serbise te teritorit te Kosoves te fituar me gjak, martirizim dhe sakrifica.
Kjo tradheti s'ka nevoje per komente.
Per here te pare Esat Pashe Toptani mu duk i vogel krahasuar me Edi Ramen kampionin e tradhetise ndaj shqiptareve.
Lexojeni me poshte intervisten e Zj.Sonja Biserko dhe per Albania Daily News.
