Basha në Prishtinë: Jo protagonizëm me Kosovën, askush nuk mund ta njollosë UÇK-në

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë lideri i opozitës,Lulzim Basha, u takua me kreun e Komunës së Prishtinës. Në konferencën përshtyp kryedemokrati tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet tëjetë i plotë dhe i sinqertë, dhe se Tirana duhet të heqë dorë nga protagonizmii pavend. Kreu i opozitës shqiptare, vizitoi edhe Mitrovicën.

Lulzim Basha i vijoi takimet në Kosovë edhe të martën, ku utakua me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Basha tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe  Shqipërisë, nuk duhet të jetë çështjeprotagonizmi, por një proces i plotë dhe i sinqertë.

 Basha: Angazhimi i parë që kam marrë gjatë kësajvizite në Prishtinë, është që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetëi plotë dhe i sinqertë dhe në funksion e në mbështetje të institucioneve tërepublikës së kosovës dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më imirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend, dhe larginiciativave të pakonsultuara të cilat kanë sjellë dëme të cilat duhet tërikuperohen, dhe mund të rikupersohen vetëm përmes një përqasje të tillë si ajoqë siguroi shpalljen e pavarësisë, njohen e Kosovës masivisht nga antarët ekomunitetit ndërkombëtar.

Duke iu referuar aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçidhe ish kryeparlamentarit Kadri Veseli, Luzim Basha tha se drejtësia ndërkombëtarenuk duhet  veprojë me dy standarde.

Basha: Askush dhe asgjënuk mundet ta njollosë luftën çlirimtare të Kosovës që ishte jë luftë mbrojtësendaj një agresori me synim spastrimin etnik të Kosovës. Unë vetëm jam produkt ikëtyre spastrimeve etnike që detyroi gjyshërit e mi të largohen nga Kosova.Drejtësia nuk mund të ketë dy kute, boll me një peshore që rëndon me akuza ndajmbrojtësve të viktimave, ndërsa krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë.

Ndërsa Shpend Ahmeti tha se ndihma e Shqipërisë në këtë kohëështë më e domosdoshme se kurrë.

 Ahmeti: E falenderoj Lulzimin për interesimin evazhdueshëm që ka pasur për Kosovën. Në këtë periudhë nevojitet kohezion i mirëi faktorit politik brenda Kosovës por edhe koordinim i faktorit shqiptarë nëpërgjithësi. Kjo është periudhë e vështirë për Kosovën jo vetëm në aspektinpolitik të jashtëm sa i përket Gjykatës por edhe sa i përket dialogut. Ndihma eShqipërisë është më e domosdoshme se kurrë.

Lideri i opozitës shqiptare Basha u ndal edhe në Mitrovicë, tëcilën e cilësoi si kryeqytetin e Kombit Shqiptar, ku takoi kryetarin e komunësAgim Bahtirin.

Pas këtyre takimeve, Basha kreu homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri ekulla e Isa Boletinit. Basha do të zhvillojë homazhe edhe te Memoriali i Jasharëvenë Prekaz.

Ditën e djeshme (20 korrik), Basha u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Lexo edhe: Premtimi i Bashës nga Prishtina: Ditën e parë si kryeministër do heq taksën e Rrugës së Kombit

Thaçi pas takimit me Bashën: Koordinim mes Uashingtonit dhe Brukselit për dialogun

Vizita e Bashës në Kosovë, Osmani: Të vijojmë qëndrimet tona kundër aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh

Ankesa për abuzime me çmimet në bregdet, Basha mbron operatorët shqiptarë në Prishtinë

Basha takon Fatmir Limaj: Rikonfirmoi gatishmërinë e PD-së për institucionet e politikat e Kosovës

Basha: Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti para drejtësisë ndërkombëtare