Politikani serb rreh me raketë tenisi pronarin e një klinike private

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, ÇedomirJovanoviç është përfshirë në akte dhune pasditen e sotme.

Mediat serbe raportojnë se ai ka rrahur me raketë tenisi pronarine një klinike private për terapi fizike.

Incidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Beogradin e Ri,para Klinikës për terapi Fizike në pronësi të D.I, 41 vjeç.

Sipas raportimit të pronarit të Klinikës, “politikaniÇedomir Jovanoviç ka dalë nga një makinë e me ngjyrë të zezë dhe e ka sulmuarme raketë tenisi".

Sipas raportit të policisë, në bazë të dëshmisë, kreu iPLS-së ka goditur në kokë dhe trup personin D.I.

Prokuroria e Beogradit ka nisur hetimet për incidentin.  Përveçkësaj, organi i akuzës po verifikon nëse Jovanović ka shkelur karantinën pasi ula i lirë nga spitali ku po mjekohej nga Covid 19, d.m.th nëse iu imponuakarantina.