Maqedonia e Veriut, 127 të infektuar dhe 8 viktima nga covid në 24 orë

Situatame koronavirusin në Maqedoninë e Veriut vijon të jetë serioze.

Gjatë24 orëve të fundit në vend u regjistruan 8 viktima të reja duke e çuar bilancintotal në 422.

Gjithashtuu kryen 904 testime prej të cilave 127 persona rezultuan pozitivë. Numri i tëinfektuarve në total ka arritur në 9,153.

Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janëregjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7,Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12,Kërçovë-4.

Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimëkanë Tetova, Struga dhe Kërçova. Në Klinikën Infektive në Shkup jetë kanëndërruar dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçe.

Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesëpacientë të moshës 34,45,78 dhe 87 vjeçe, ndërsa tek një 62 vjeçar prania evirusit është konfirmuar pas vdekjes. Në Klinikën e Tetovës jetë ka ndërruarnjë pacient 78 vjeçar.