Mbeti i bllokuar nga karantina, 20-vjeçari nga Greqia bën 3480 km me biçikletë për tu kthyer në shtëpi
Studenti 20-vjeçar i kolegjit Grek kishte ngecur në Skoci, ku studion, pa pasur mundësi të kthehej në Athinë ndërsa fluturimet ishin mbyllur për shkak të pandemisë.
Kështu që ai vendosi ta bëjë këtë distancë mebiçikletë në një rrugë prej 2,175 milje.
" Dhemësova shumë gjëra për veten time, për kufijtë e mi, për pikat e forta dhe tëdobëtat e mia. Dhe unë do të thoja se me të vërtetë shpresoj se udhëtimi frymëzoitë paktën një person të dilte nga zona e rehatisë dhe të provoj diçka e re.”
Papadimitriou, tani që do të fillojë vitin etij të tretë të studimeve në Universitetin e Aberdeen, thotë se ishte në ditëte fundit të marsit kur ai vendosi të kërkonte për një fluturim për në shtëpi,me shpresën se do ta mundë shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit në Evropë.
Shumica e miqve të tij kishin ikur tashmë, porai thotë se ai ndenji për t'u siguruar që nuk do të humbasë asnjë mësim. Airezervoi tre fluturime - por të gjitha u anuluan.
"Derinë fillim të prillit e dija se do të kaloja të paktën muajin tjetër nëkarantinë në Aberdin," tha ai.
Por më pas atij i lindi ideja për të udhëtuarme sardele të konservuara, një biçikletë dhe një tendë.
Ai thotë se kishte garuar në një garë në vitin2019 dhe kishte trajnuar shkurtimisht këtë vit për disa javë - por kjo ishte përtejpërvojës së çiklizmit që ai mbartte me vete.
Fillimisht, ai thotë se ideja ishte më shumënjë "ëndërr".
Por së shpejti ai filloi të blejë pajisjet qëdo t’i duheshin. Bleu një biçikletë, u tha miqve të tij dhe ua rrëfeu lajminprindërve të tij.
Ata u pajtuan, thotë ai, kryesisht sepse "menduan se ishte thjesht një ide që unë përfundimisht nuk do ta bëja".
