Bytyçi: Deklarata e Thaçit provokative, vetëm shkëmbimi i territoreve me Serbinë ndryshon historinë e UÇK-së

Pas 4 ditëshintervistimi në gjykatën speciale në Hagë, për pretendimet e krimeve të luftësnda Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit doli në një deklaratë ditëne djeshme (18 korrik) ku u kujdes të kujtonte se liria e Kosovës është vulosurnga gjaku i atyre që ranë për lirinë dhe se akuzat ndaj tij dhe ish-luftëtarëvetë tjerë të UÇK-së janë të fabrikuara.

Por përanalistin Enver Bytyçi, deklarata e Thaçit ishte provokim.

Në njëintervistë për RTV Ora, Bytyçi shprehet se Thaçi pretendon që gjykata specialetë ndryshojë historinë e UÇK-së.

Ai thotë sekjo histori mund të ndryshojë vetëm me shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Bytyçi: Nëgjykatën speciale në Hagë, Thaçi u thirr si person dhe jo në cilësinë ePresidentit të Kosovës. Edhe në mediat e huaja si dhe në instanca politike ndërkombëtarekanë shkruajtur Hashim Thaçi dhe jo Presidenti i Kosovës. Ditën e djeshme Thaçibëri një deklaratë për qytetarët, jo si person, por si President i Republikës.Deklarata e tij është provokative në gjykimin tim sepse ai kërkon nëpërmjet kësajdeklarate, pretendon se gjykata speciale po synon të ndryshojë historinë eUÇK-së. Me këtë deklaratë, sipas tij se askush nuk mund ta ndryshojë historinëe UÇK-së, ai bën një lidhje të paqenë midis vetes së tij ose të një krimi tëpretenduar ndaj tij dhe UÇK-së. Askush deri më sot, as vetë gjykata speciale,prokurorit dhe gjykatësit nuk e kanë bërë këtë paralelizëm kurrë.

Pse Thaçi pretendon një gjë të tillë?E para sepse e identifikon historinë e UÇK-së me historinë e tij personale.Historia personale e Thaçit ka disa etapa. Në periudhën e luftës së UÇK-së kundërpushtimit serb, ai mbetet një figurë e dalluar. Pas lufte, qëndrimet e tijpolitike dhe jo politike, ndaj shtetit dhe shtetësisë ndaj institucioneve janënë kundërshtim të vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës, madje edhe me qëllimetstrategjike të qëllimeve të luftës së UÇK-së. Për këtë ka shumë fakte, por dukedashur të theksoj që Thaçi pretendon ndryshimin e historisë nga gjykataspeciale dhe për ta kundërshtuar këtë logjikë të tij dua të vë në dukje vetëmnjë fakt. Nëse do të ndryshojë historia e UÇK-së, do të ndryshojë mekorigjimin, ndryshimin ose shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Intervista në studio megazetarin Xhoi Malësia, përgatiti Endi Mullaj