Gjashtë të vdekur dhe 145 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit, në Kosovë gjashtë persona kanë vdekur ngakoronavirusi dhe janë regjistruar 145 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që eshkakton ky virus.

Këtoshifra dalin nga testimi i 562 mostrave më 17 korrik – njëherësh numri më imadh i testimeve të kryera brenda një dite, që prej shfaqjes së rasteve të parame koronavirus në Kosovë më 13 mars.

Nënjë konferencë për media të mbajtur në qytetin e Vushtrrisë , drejtori iInstitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, tha se situataepidemiologjike është duke u përmirësuar gradualisht.

“Situataepidemiologjike ditëve të fundit është në rënie e sipër në një rënie graduale,por të sigurt duke iu falënderuar masat të cilat janë marrë nga të gjithainstitucionet shëndetësore duke filluar nga MSH, e deri tek organet ekzekutivenë terren, inspektoratet e të gjitha drejtimeve dhe policisë”, tha Ramadani.

Ndërkaq,ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që zhvilloi vizitë në Vushtrri, kuspitali i këtij qyteti është shndërruar në spital për të sëmurët me COVID-19tha se ditët në vijim ky spital do të përforohet edhe më tej me kuadro të rejashëndetësore.

"Spitalii Vushtrrisë me infrastrukturën e tij është vënë në funksion të ShërbimitSpitalor Klinik Universitar të Kosovës për trajtimin e rasteve COVID-19, ndërsaspitali i Mitrovicës do të jetë në funksion të qytetarëve të Mitrovicës,Vushtrrisë dhe rajonit për për të gjitha sëmudjet tjera. Ne presim që personelishëndetësor që këtyre ditëve është përforcuar me kuadro të reja dhe që do tëpërforcohet edhe me tej, do të japë maksimumin ndërsa ne do t’i mbështesim tëgjithë që tia dalim për të ofruar shërbimet e duhura për të sëmurët me COVID-19dhe sëmundje tjera", tha Zemaj.

Sipastë dhënave të prezantuara, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronaviruska arritur në 5.617. gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 171 pacientë, duke çuarnë 2.811 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq,raste aktive vazhdojnë të jenë 2,676 raste. Ndërsa, numri i të vdekurve kaarritur në 130.

Ushtruesii detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, ValbonKrasniqi tha se në gjithë vendin po trajtohen 492 pacientë që janë mekoronavirus ose dyshohen se janë të infektuar.

Ngaky numër, 225 pacientë po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitaredhe 275 të tjerë në spitalet rajonale.

Sipas Krasniqit, 35 pacientë pondihmohen nga respiratorët për të marrë frymë, 13 të tjerë janë të intubuar,gjë që sipas tij, bën që ata të konsiderohen se janë në gjendje kritike.Ndërkaq, 260 persona të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.