Taravari: Nëse provohet se nuk ka parregullsi në Zajas, 12 deputetët ja ofrojmë BDI-së

VMRO-DPMNE,koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa  dhe E Majta do tashfrytëzojnë mundësinë e fundit për ankesat e tyre në Gjykatën administrative.VMRO kërkoi që numërimi i të gjitha votave të bëhet në dorë, por kërkesanjëzëri u refuzua me arsyetimin se fletëvotimet janë numëruar në dorë ngakëshillat zgjedhor.

Partiae Majta ka dorëzuar gati 2.000 ankesa deri te KSHZ-ja, por më shumë se gjysmaishin pa vulë. Pasi që KSHZ-ja i hodhi poshtë, tani kryetari i partisë,Apasiev, njofton se do të ankohet edhe në Gjykatën Administrative, por se kësajradhe do të vendosë edhe vulë.

NgaKSHZ-ja thonë që të gjitha vendimet për ankesat palëve do t’u dërgohen me postëelektronike.

GjykataAdministrative ka afat prej 60 orëve për t’u përgjigjur të gjitha padive, pasçka KSHZ-ja do të duhet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve tëmbajtura më 15 korrik.

Kjoduket se do të jetë përcaktuese edhe për bashkëpunimin mes partive shqiptare.

Sekretarii përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari akuzoi BDI-në përblerje votash dhe mbushje të kutive.

"Njerëzit e vdekurvotuan në zgjedhje. Votuan njerëz që nuk ishin prezent në Maqedoni atëditë. Për këtë, kemi pasur rreth 150 ankesa për parregullsi në procesinzgjedhor nga 15 korriku, por të gjitha ato janë refuzuar".

Pretendimetkryesore për manupilim të masiv të votave janë në Zajas dhe ai ja lejon vetes tëhedhë bastin se nëse provohet e kundërta do të vënë 12 deputetët e tyre në shërbimtë BDI.

"Kemi emra specifikë të personave që nuk ishin në Maqedoni, kemi të dhëna për fletëvotimet e rrumbullakosura të njerëzve që vdiqën. Këtu, ne propozojmë të kontrolloni çdo vendvotim në Zajas dhe të kontrolloni listën e atyre që votuan. Le të hapen kutitë dhe nëse të gjithë njerëzit që kanë votuar janë këtu, atëherë ne do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe do t'i  vendosim 12 deputetët tanë në dispozicion të BDI-së. 

Por nëse ka parregullsi, nëse ka më shumë vota se sa ka njerëz në Zajas, atëherë kërkojmë drejtësi. Kërkuam zgjedhje, jo vjedhje. Dhe kjo ka ndodhur për 18 vjet me radhë. Lërini ata të bëjnë një provë dhe ne u ofrojmë deputetëve tanë në dispozicion të tyre. Kjo vlen edhe për Tetovën, Saraj, Laskarçe, Bojane, Plasnica, Chairair… kemi një vjedhje masive të votave. Më vjen keq që institucionet kompetente e lejojnë atë dhe i mbyllin sytë," tha Taravari.