Diplomati gjerman: Të liberalizohen vizat për Kosovën, BE nuk po e mban premtimin
Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, kakërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Ischinger kathënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon qëtë mos përmbushet.
Ischinge thekson se për shkak të vonesës nëkëtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parëKomisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret përliberalizim.
“Ta bëjmë tani. Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i paplotësuar i BE-së. Vonesë e gjatë, kredibiliteti i BE-së është në diskutim”, ka shkruar Ischinger.
Ok, so let’s do it now! Visa liberalization for all citizens of Kosovo is an unfulfilled EU promise. Long overdue - EU credibility is at stake! @JosepBorrellF @HeikoMaas @HashimThaciRKS @Enver_Hoxhaj @majda_ruge @BMI_Bund @GermanyDiplo https://t.co/dlhjD1RXNy
— Wolfgang Ischinger (@ischinger) July 19, 2020