Basha takon Fatmir Limaj: Rikonfirmoj gatishmërinë e PD-së për institucionet e politikat e Kosovës
Në vazhdën e takimeve me liderat në Kosovë,kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar edhe me kreun e “Nismës” Fatmir Limaj.
Limaj tha se të dyja vendet kanë nevojë për bashkërendimdhe forcat politike t’i lënë pas ndasitë.
Limaj: Kemi nevojë për bashkërendim tëaktiviteteve. Jemi në një moment që duhet bashkëpunim. Forcat politike në Kosovëduhet ta ndajnë se cilat janë pikat që na bashkojnë. Ne do të bashkëpunojmë në njëunitet duke bashkëpunuar.
Ndërsa Basha nga ana e tij tha se PDrikonfirmon gatishmërinë për institucionet dhe politikat e Kosovës.
Basha: Kënaqësi që të takohem me FatmirLimaj si një person që ka sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. Vizita ime ështënë kuadër jo vetëm të takimeve me politikanëve të Kosovës, por edhe te një mikqë jep këshilla dhe frymëzim të brendshëm në interes të kombit. Rikonfirmoj gatishmërinëe PD-së për institucionet dhe politikat e Kosovës.