Maqedoni e Veriut: 241 të infektuar të rinj me Covid, 8 të vdekur dhe 51 të shëruar

Njëtjetër rekord rastesh pozitive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisëraportoi për 241 raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 1700 teste tëkryera.

Ndërkohë 8 pacientë kanë humbur betejën me virusin ndërsa 51 të tjerë janë shëruar nga sëmundja.

Deri më tani, në total janë kryer 84.916 teste për Covid-19. 

Numrii përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 9.026,numri i pacientëve të rikuperuar është 4,727, numri i vdekjeve është 414, dheaktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3,885.