PDK: Kryeministri u nxitua që shkoi në Bruksel
Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar kryeministrinAvdullah Hoti për pjesëmarrje në takimin e para dyditësh me presidentin serb,Aleksandar Vuçiç në Bruksel.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thase kryeministri Hoti u nxitua që të shkoi në këtë takim pasi sipas tij, procesika paqartësi si dhe kryeministri nuk ka mbështetje të nevojshme politike einstitucionale.
“Jemi kundër qasjes dhe mënyrës se si Qeveria e Kosovës e kafilluar dialogun. Takimi i para dy ditëve tregoi se Kosova dhe Qeveria eKosovës nuk është e përgatitur as politikisht e as përmbajtësish për një procestë tillë. Ajo ka hyrë në dialog pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pakoordinim, pa përvojë në këtë proces dhe pa asnjë ekspert”, deklaroi Hoxhaj.
Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se Qeveria Hoti dotë duhej të kërkonte shtyrjen e takimit dhe të përpiqej që të arrinte konsensuspolitik në vend.
Hoxhaj me tej shtoi se kryeministri Hoti është mashtruar ngaSerbia në përcaktimin dhe në renditjen e temave.
“Për herë të parë është rikthyer në proces të dialogut temae të zhvendosurve serbë nga Kosova e cila është mbyllur para më shumë se njëdekade, para 15 vjetësh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet sa i takontë zhvendosurve serbë”, deklaroi Hoxhaj.
Në takimin në Bruksel ndërmjet Hotit dhe Vuçiç u tha se ubisedua për të pagjeturit dhe çështjet ekonomike.
Edhe partia më e madhe opozitare Lëvizja Vetëvendosje kakritikuar Hotin për “pafuqi” politike, si në planin e brendshëm, ashtu edhe nëtë jashtëm.
Arbërie Nagavci nga kjo Lëvizjes, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Hoti nuk është i përgatitur për procesin e dialogut me Serbinë.
“Hoti, për këtë as nuk është i përgatitur e as nuk ka njëplatformë, një ekip dhe të tjera si këto, si dhe nuk e ka legjitimitetin asbrenda vendit. As në kuadër të koalicionit të tij qeverisës nuk e ka fuqinë,por as në raport me gjithë spektrin politik, përfshirë këtu edhe opozitën”,thekson Nagavci.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti iSerbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u takuan më16 korrik në Bruksel.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet delegacioneve të Kosovës dheSerbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas pothuajsedy vjetësh.
Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjes sënjë takse nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje eHercegovina.