Fondacioni Biberaj shpërndan 40 bursa për studentët e studimeve “Bachelor”
Fondacioni Biberaj ka shpërndarë 40 bursa akademikenë vlerë prej 1 milionë e 160 mijë dollarësh, për 40 studentë për studimet“Bachelor” në Institutin Teknologjik të Roçesterit në Kosovë/Fondacioni i UniversitetitAmerikan në Kosovë.
Ky fondacion në SHBA ua jep këtë bursë 40nxënësve me rezultate të larta akademike, që kanë nevojë për ndihmë financiare.
Në një njoftim të fondacionit thuhet se 36bursa do t’u ndahen studentëve shqiptarë nga Tropoja, Plava, Gucia, Presheva,Tetova, Shkupi dhe pjesët rurale të Kosovës, dhe 4 bursa, studentëve që upërkasin grupeve të pakicave kombëtare në Kosovë.
Bursa Familja Biberaj synon që të paktën 50për qind, e mundësisht deri në 75 për qind të bursave të jenë për studente.Përparësi do t’u jepet atyre që zgjedhin të studiojnë për shkencë, inxhinieri,teknologji, matematikë dhe gazetari.
“E kam përnder të mbështesë këtë program të mrekullueshëm dhe krijues. Ashtu si familjetë shumta që kanë emigruar në Amerikë, ne u jemi thellësisht mirënjohësShteteve të Bashkuara për mundësitë dhe sukseset që kemi pasur. Kjo bursë e reu ofron një përvojë me të vërtetë globale këtyre të rinjve, me një theks tëveçantë për gratë dhe degët e shkencave, inxhinierisë, teknologjisë,matematikës dhe gazetarisë.” – tha Zëdhënësii Fondacionit Biberaj, Ken Biberaj.
Administrimi i bursave dhe përzgjedhja e studentëve do të jetë përgjegjësi e RIT Kosovë (A.U.K.). Kolegji do të sigurojë akomodimin dhe ushqimin për bursistët.
